image Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan

Siguri

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan në fshatin Mramor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 kanë qenë të përfshira dy vetura.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën  Prishtinë-Gjilan (fshati Mramor). Në këtë aksident kanë qenë dy automjete te përfshira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/