image Aksident mes dy veturave në qendër të Prishtinës, një person dërgohet në QKUK

Sinjalizime

Aksident mes dy veturave në qendër të Prishtinës, një person dërgohet në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës, përball obelisku New Born, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues e ka dërguar një video nga aksidenti në adresë të gazetës.

Sipas tij, një veturë ka kaluar në vijë të plotë dhe ka goditur veturën tjetër, e cila më pas ka goditur betonin.

Sinjalizuesi thotë se është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë.

Përpos ekipit mjekësor, në vendngjarje ka dalë edhe policia./Gazeta Sinjali/