image Aksident mes dy veturave në Prishtinë, një i lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, një i lënduar

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi si dhe njoftoi që në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Policia, në ora 20:00 është njoftuar për një aksident trafiku në lagjen Ulpiana, në Prishtinë. Policia ka dalur në vendngjarje, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura dhe për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi. /Gazeta Sinjali/