image Aksident mes dy automjeteve në qendër të Prishtinës, bllokohet trafiku

Kosovë

Aksident mes dy automjeteve në qendër të Prishtinës, bllokohet trafiku

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën
“Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë të përfshira dy vetura, teksa shihet se është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në atë rrugë.

Por që nuk dihet ende se a ka të lënduar.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Policia e Kosovës, por, këta të fundit nuk kanë dhënë informacione.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/