image Aksident me të lënduar te “Bill Clintoni” në kryeqytet

Siguri

Aksident me të lënduar te “Bill Clintoni” në kryeqytet

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave në lëvizje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, më saktësisht te “Bill Clintoni”, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja për media në Polici, Flora Ahmeti, i tha Sinjalit se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, shtoi Ahmeti për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/