image Aksident i çuditshëm në Prishtinë

Siguri

Aksident i çuditshëm në Prishtinë

news image

Një aksident i rrallë ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Komunës në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një veturë e tipit “Ford”, e parkuar në këtë lagje ka rrëshqitur nga parkingu, duke përfunduar në mes dy veturave të tjera të parkuara.

Si pasojë e kësaj, veturat të cilat kanë qenë të parkuara kanë pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shihet se ka dalë edhe Policia e Kosovës./GazetaSinjali/