image Aksident i rëndë në Veternik, tre persona të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në Veternik, tre persona të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në afërsi të rrethit të Flamurit në Prishtinë ku janë përfshirë tri automjete, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bënë të ditur policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/