image Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen tre persona

Policia/ Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/