image Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen tre persona, 1 në gjendje të rëndë

Kosovë

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen tre persona, 1 në gjendje të rëndë

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aksident ka ndodhur mes tri veturave dhe si pasojë lëndime të rënda kanë marrë tre persona.

Njëri nga të aksidentuarit është në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/