image Aksident afër Katedrales në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Kosovë

Policia/ Aksident afër Katedrales në Prishtinë, lëndohen 4 persona

news image

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 11:30 në qendër të Prishtinës.

4 persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident dhe kanë marrë tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 11:30, Policia iu ka përgjigjur thirrjes për një aksident trafiku në Prishtinë, konkretisht te udhëkryeqi afër Katedrales. Në këtë aksident të shkaktuar, të përfshira kanë qenë 2 automjete, përderisa 4 persona kanë kërkuar trajtim mjeksor për lëndimet e marra si pasojë e aksidentit”.

Hoxha ka thënë se njësiti kompetent i Policisë së trafikut është duke u marrë me rastin. /Gazeta Sinjali/