image Ahmeti tregon rezultatet e fëmijëve që u testuan për Covid-19 në çerdhet e Prishtinës

Ahmeti tregon rezultatet e fëmijëve që u testuan për Covid-19 në çerdhet e Prishtinës

news image

Në mesin e 29 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, 13 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës. Por, fëmijët e çerdheve që janë testuar kanë rezultuar negativ.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se si rrjedhojë e kësaj, çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja” do të rihapen por pa klasët e testuara.

“Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ.  Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës ka shtuar se kanë pritur një numër edhe më të madh të rasteve të reja, por megjithatë situata, sipas tij është e menaxhueshme. Ai ka bërë thirrje që të mbahet distanca dhe të merren masat mbrojtëse. /GazetaSinjali/

29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, June 10, 2020