image Ahmeti premton se sivjet do t'i blejë edhe 30 autobusë, 8 elektrikë

Sociale

Ahmeti premton se sivjet do t’i blejë edhe 30 autobusë, 8 elektrikë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka premtuar se në pjesën e parë të vitit 2021 do të finalizohet blerja e 30 autobusëve të rinj, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i kryeqytetit thotë se tetë prej tyre do të jenë elektrikë.

“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me ç’rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrikë, sipas diskutimeve me BERZH“, shkroi Ahmeti ndër të tjera në Facebook.

Në prill të këtij viti, Ahmeti thotë se do të fillojë prokurimi edhe për operatorët privatë në linja të caktuara me kontrata afatgjate, ndërsa thotë se do të kërkohet investimi në flotë./Gazeta Sinjali/

Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, March 8, 2021