image Ahmeti pas raportimit të Sinjalit: Unë vetë kërkova që të gjobitem sipas ligjit

Sociale

Ahmeti pas raportimit të Sinjalit: Unë vetë kërkova që të gjobitem sipas ligjit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është gjobitur nga Policia e Kosovës për shkak se mbrëmë ka organizuar festë me rastin e ditëlindjes së tij.

Policia ka gjobitur Ahmetin dhe 19 mysafirët e tij me nga 35 euro.

Ndonëse nuk u përgjigj në thirrjet dhe pyetjet e Gazetës Sinjali, Ahmeti bëri një postim në Facebook, ku u “sqarua” për këtë rast.

I pari i Prishtinës thotë se shqiptimi i gjobës ndaj tij dhe të ftuarve në festë është bërë me kërkesën e tij.

“Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro. Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës. Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/