image Agjenti i talentit shqiptar konfirmon: Interi është i interesuar për futbollistin

Futboll

Sport/ Agjenti i talentit shqiptar konfirmon: Interi është i interesuar për futbollistin

news image

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla është duke treguar paraqitje të mira këtë edicion me fanellën e Hellas Veronës në Serie A.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Igli Tare e do prej kohësh futbollistin te Lazio, derisa edhe Interi është i interesuar për Kumbullën. Agjenti i shqiptarit, Gianni Vitali ka thënë se Kumbulla është i gatshëm që të luajë për Interin.

“Interi e ndjek Kumbullën që nga fillimi i sezonit. Të gjithë do të bëjmë vlerësimet për të. Marashi ndiqet dhe kërkohet nga disa klube italiane dhe europiane. A është gati për Interin? Po ai është gati, mund të luajë titullar në mbrojtjen zikaltër”, është shprehur Vitali./Gazeta Sinjali/