image Abrashi njofton se është zhbllokuar Unaza e Prishtinës - Sinjali

Abrashi njofton se është zhbllokuar Unaza e Prishtinës

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se pas vendimit të qeverisë për dhënien në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën e hekurudhës, është hapur rrugë për ndërtimin e unazës qendrore në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Zhbllokohet Unaza e Prishtinës. Pas disa muajsh punë e angazhim, dje Qeveria e Kosovës mori vendim dhe i dha në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit). Ky vendim hapë rrugë që të ndërtohet unaza qendrore, që lidh Dragodanin me rrethrrotullimin në Lakrishte, projekt ky i lënë anash tash e shumë vite”, shkruan Abrashi në Facebook.

Abrashi thotë se ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm trafikun në Prishtinë e gjithashtu do të zhvillojë edhe disa pjesë të Dragodanit.

“Faleminderit Infrakosit e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyer”, shkroi Abrashi. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: