image A ka të lënduar nga djegia e autobusit në Prishtinë, flasin nga Policia

Siguri

A ka të lënduar nga djegia e autobusit në Prishtinë, flasin nga Policia

news image

Gazeta Sinjali sot ka publikuar pamje të një autobusi në rrugën Prishtinë-Hajvali, i cili është kapluar nga flaka.

Në video shihet se gjysma e autobusit është djegur plotësisht ndërsa tani nga Policia kanë dhënë detaje rreth rastit.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale“, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/