image A do të përmirësohet moti nga nesër, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

A do të përmirësohet moti nga nesër, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

news image

Po mbizotërojnë vranësirat e herë-herë edhe reshjet e shiut, tash e disa ditë mbi vendin tonë.

Edhe java e ardhshme starton me vranësira dhe shi, vende-vende me reshje më të dendura. 

Të mërkurën priten më shumë intervale me diell.

“Nga dita e enjte sërish vranësira dhe të reshura shiu.

Temperaturat ndjeshëm më të ulëta nga mesataret, përreth 19C e 21C, vetëm ditën e mërkurë që shënojnë rritje deri në 24C e 26C.  Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

12.06 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me të reshura shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Lokalisht reshjet mund të jenë mjaft intensive, që mund të çojnë edhe tek përmbytje të shpejta.

13.06 – Reshje e shiut vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit.  Gjatë ditës gradualisht pushojnë, e do të ketë edhe intervale me diell.

14.06 – Më shumë intervale me diell.  Vetëm përreth viseve malore priten mundësi për rrebeshe shiu.

15.06 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, pasdite të shoqëruara edhe bubullimë.

16.06 – Mbetet mot kryesisht me vranësira.  Pasdite me rrebeshe e bubullima.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, edhe nga veriu dhe juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.”

/GazetaSinjali/