Situata meteorologjike në Kosovë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në krahasim me ditët e fundit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për shkak të fushave anticiklonike, të cilat janë bllokuar mbi territorin tonë, mungon aktiviteti i elementeve meteorologjike, konkretisht lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal.
Në këtë situatë, parashihet mot i qetë, me ngrica të dobëta, kryesisht në orët e para të ditës dhe gjatë natës, thekson IHMK-ja.
Sipas institutit, mjegull do të ketë, por jo si ditët e fundit, dhe në pjesë më të kufizuara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.
Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i verilindjes./Gazeta Sinjali/