Parashikimi i motit.
9.09 – Paradite kryesisht me vransira, e gjatë ditës vransirat do të shpërndahen. Rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
10.09 – Pjesërisht vranët. Në mëngjes freskët.
11.09 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
12.09-13.09 – Ngrohtë, të enjten pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Ditën e premte kryesisht kthjellët dhe me diell.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 26C deri në 29C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s, e nga dita e martë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.