Një 77 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi dje rreth orës 12:05 në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi sot në mëngjes se këmbësori ka ndërruar jetë dje në QKUK, aty ku po trajtohej, për shkak se nuk arriti t’u mbijetojë lëndime që i pësoi nga goditja e veturës.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, bënë të ditur se motivi i aksidentit dyshohet të ketë qenë vozitja e pakontrolluar që shoferi i automjetit po bënte.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 90 aksidentet e trafikut që u shkaktuan dje në vend, 30 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 59 të tjerë vetëm me dëme materiale.
Për shkelje të rregullave në komunikacion policia vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 3 tiketa./Gazeta Sinjali/