image Vdes në QKUK këmbësori që u godit dje nga një automjet në Prishtinë

Siguri

Vdes në QKUK këmbësori që u godit dje nga një automjet në Prishtinë

news image

Ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këmbësori i cili u godit nga një automjet dje në mesditë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai po trajtohej në QKUK për shkak se goditja nga automjeti i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk arriti t’u mbijetonte.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se viktima është Sh.R., mashkull, 77 vjeç.

Mbrëmë rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndërruar jetë.
Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës Sh.R (mashkull) 77 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor
“, ka thënë Ahmeti.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, se motivi i aksidentit dyshohet të ketë qenë vozitja e pakontrolluar që shoferi i automjetit po bënte.

/Gazeta Sinjali/