image Gjendet në Prishtinë 81-vjeçari që u raportua i zhdukur

Siguri

Gjendet në Prishtinë 81-vjeçari që u raportua i zhdukur

news image

Gjatë ditës së sotme është raportuar se është zhdukur një 81-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Familjarët kanë bërë të ditur se Fevzi Sejdiu, ishte zhdukur në Prishtinë.

I zhdukuri para pak minutash është gjetur në Prishtinë, konkretisht te “Rrethi i Flamurit”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e bëri të ditur Ridvan Tahiri Riki, ku i njëjti kishte bërë njoftimin për personin e zhdukur.

Ai deklaroi se fal bashkëpunimit të policëve dhe qytetarëve, Fevzi Sejdiu, është gjetur para pak minutash i gjallë dhe mirë me shëndet.

Kujtojmë që i zhdukuri ishte i sëmurë nga skleroza, sëmundje kjo që shkakton probleme me harresë.

/GazetaSinjali/