image Shoferi i kamionetës tejkalon në vijë të plotë (VIDEO)

Siguri

Shoferi i kamionetës tejkalon në vijë të plotë (VIDEO)

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Një rasti i tillë që për pak sekonda mund të kishte përfunduar me aksident trafiku, ka ndodhur pasditen e sotme në Magjistralen Gjilan-Ferizaj , raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video, në të cilën shihet se drejtuesi i kamionetës ka tejkaluar në vijë të plotë pa ndërpre në këtë magjistrale.

Për më tepër, ai ka vazhduar të tejkalojë në vijë të plotë, duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./Gazeta Sinjali/