image 44-vjeçari tregon trimëri në komunikacion, del nga vetura dhe sulmon fizikisht shoferen 24-vjeçare në Rrugën B

Siguri

44-vjeçari tregon trimëri në komunikacion, del nga vetura dhe sulmon fizikisht shoferen 24-vjeçare në Rrugën B

news image

Një grua 24-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një 44-vjeçar të enjten rreth orës 18:18 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), ka sulmuar 24-vjeçaren, pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Sipas burimeve, 24-vjeçarja ka qenë duke vozitur veturën e saj kur i dyshuari ka dalë nga vetura dhe pas sharjeve e ofendimeve, e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

Sinjali mëson se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një pune intensive të Policisë është arritur të identifikohet dhe të arrestohet.

I njëjti është dërguar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, si i dyshuar për veprën penale “sulm”.

/GazetaSinjali/