image 4 të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Siguri

4 të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si rezultat i një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në fshatin Slivovë, rruga Prishtinë- Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

Personat e lënduar si rezultat i aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor. /Gazeta Sinjali/