Një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim nga mbrëmja e së premtes deri të dielën në mbrëmje, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, raporton Sinjali.
Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se mbyllja do të përfshijë segmentin nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!