image 4 arsimtarë të shkollës "Faik Konica" në Prishtinë infektohen me koronavirus

Shëndetësi

4 arsimtarë të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë infektohen me koronavirus

news image

Katër mësimdhënës të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Nga dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti-covid, por edhe vigjilencë në shkolla. Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19″, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri njofton se me rekomandim të IKSHPK-së, mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, do të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.

“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A””, ka shkruar ai, duke apeluar për respektim të masave anti-covid,/Gazeta Sinjali/