image 35% e skuadrës së Valencias të prekur me koronavirus

Futboll

Sport/ 35% e skuadrës së Valencias të prekur me koronavirus

news image

Valencia është klubi më i prekur nga koronavirusi.

Pas njoftimit se (Gayà, Garay, Mangala, Camarasa dhe Juan Aliaga kanë dal pozitiv), klubi ka njoftuar edhe për raste të reja, lojtarë dhe staf teknik që janë infektuar.

“Të gjithë ndodhen në shtëpitë e tyre me masa monitorimi mjekësor dhe izolimi, duke realizuar planin e tyre të planifikuar të punës normalisht”, shkroi klubi.

Valencia nuk ka treguar për numrin e saktë të të infektuarve, por ka thënë se 35% e skuadrës është e infektuar dhe se të gjithë këto infektime erdhën nga ndeshja me Atalantën në Milano.

/Gazeta Sinjali/