image Kryetari i Ferizajt jep detaje për këngëtarin e prekur me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Ferizajt jep detaje për këngëtarin e prekur me koronavirus

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka folur për rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në këtë komunë.

Ai është një 32 vjeçar nga fshati Bibaj i Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Aliu ka thënë se personi me COVID-19, që ka ardhur nga Gjermania, nuk ka pasur kontakte me familjarët.

Ai ka theksuar se ky person ka qëndruar në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë dhe me të rezultuar pozitiv është marrë në trajtim nga Klinika Infektive në QKUK.

 “Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me CoronaVirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj, mirëpo me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq, në Kosovë numri i të infektuarve me koronaviru, ka arritur në 28. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/3129613360423428