image 300 familje skamnore do të ndihmohen me ushqime e pako higjienike në Ferizaj

300 familje skamnore do të ndihmohen me ushqime e pako higjienike në Ferizaj

news image

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se 300 familje skamnore do të mbështeten me pako ushqimore e higjienike deri në përfundim të pandemisë.

Nisma ka ardhur nga një grup vullnetmirë biznesmenësh ferizajas që morën përsipër ndihmën, për t’u zgjeruar ditëve të ardhshme edhe nga mega-marketet dhe marketet, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/