image 3 të vdekur sot nga aksidentet në trafik, 1 nga dhuna në familje

Siguri

3 të vdekur sot nga aksidentet në trafik, 1 nga dhuna në familje

news image

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

Fillimisht, në mesditë, në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Policia dhe Prokuroria kanë konfirmuar vdekjen e saj, teksa Sinjali nga burimet ka mësuar se motra e viktimës e ka mbytur atë duke e ngufatur me jastëk.

Kurse, gjatë pasdites, dy fëmijë, të moshës 8-vjeçare vdiqën si pasojë e një aksidenti në fshatin Carralevë të Shtimes.

Policia bëri të ditur se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve gjatë lëvizjes për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë, ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në shiritin e kundërt duke i goditur për vdekje dy këmbësorët në trotuar.

Ndërsa, në një aksident tjetër trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ka ndërruar jetë një 66-vjeçar.

Sinjali ka mësuar se si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara viktima ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.

/Gazeta Sinjali/