image Dyshime se motra e mbyti me jastëk motrën e vet në Vragoli

Siguri

Dyshime se motra e mbyti me jastëk motrën e vet në Vragoli

news image

Gazeta Sinjali raportoi më herët se një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli në Fushë-Kosovë. Burimet e Sinjalit tregojnë se e dyshuar për vrasjen është motra e saj.

Sinjali ka mësuar po ashtu nga burimet se motra dyshohet se e ka ngufatur motrën e vet me jastëk.

Dyshohet po ashtu se viktima dhe e dyshuara kanë probleme mendore.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/