Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të siguruara nga Gazeta Sinjali, nga 1 janari deri më 10 dhjetor të këtij viti 28 persona në vend kanë kryer vetëvrasje.
Rajoni me më së shumti raste të vetëvrasjes gjatë këtij viti është Rajoni i Prizrenit.
Shtatë persona nga ky rajon i dhanë fund jetës së tyre sivjet.
Në këto të dhëna nuk përfshihen tri raste që ndodhën gjatë ditëve të fundit të këtij viti, për shkak se janë duke u zhvilluar ende hetime për to./Gazeta Sinjali/