image Vrasja në Viti/ Mërgimtari dyshohet se vrau 3 familjarë, e më pas veten

Siguri

Vrasja në Viti/ Mërgimtari dyshohet se vrau 3 familjarë, e më pas veten

news image

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Pozharan të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra dyshohet se ka privuar nga jeta tre familjarët të tij dhe më pas veten.

Gazeta Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes sapo kanë arritur hetuesit rajonalë të Policisë së rajonit të Gjilanit dhe kryeprokurori.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me detaje të reja nga ky rast./Gazeta Sinjali/