image 21-vjeçari që u futë me armë në xhami shfaqet i mavijosur në gjykatë

Botë

21-vjeçari që u futë me armë në xhami shfaqet i mavijosur në gjykatë

news image

Philip Manshaus, 21 vjeçar nga Norvegjia ka dalur sot para gjykatës norvegjeze lidhur me sulmin e armatosur që kishte kryer në një xhami në Oslo.

Ai është shfaqur i buzëqeshur teksa është futur në sallën e gjykimit. Përveç buzëqeshjes së tij, fytyra dhe trupi i tij janë parë të mavijosur.

Prokurori në rastin e tij ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit edhe 4 javë të tjera, teksa ai akuzohet edhe për vrasjen e motrës së tij nga njëri prindër. Vetëm pak pas sulmit të kryer nga ai është gjetur i pajetë trupi i motës së tij 17 vjeçare në shtëpinë e tyre.

Manshaus akuzohet se ka hapur zjarr në Qendrën islamike Al-Noor në Baerum, në perëndim të kryeqytetit Oslo në ditën e shtunë./Sinjali/