image Vritet ish-futbollisti 21-vjeçar ukrainas në betejën e Kievit

Futboll

Vritet ish-futbollisti 21-vjeçar ukrainas në betejën e Kievit

news image

Klubi ukrainas Karpaty Lviv njoftoi vdekjen e futbollistit 21-vjeçar Vitaly Sapilo. Ai vdiq në Betejën e Kievit.

Sipas TSN, i riu ishte kapiteni i një ekuipazhi në një tank luftarak ukrainas, ndërsa në rrjetet sociale ka qindra komente që nderojnë kujtimin e tij.

“Të premten në mbrëmje, më 25 shkurt, ish-mbrojtësi i Karpaty Lviv, Vitaly Sapilo, vdiq në betejën e Kievit. 21-vjeçari ishte komandant tankesh. Ai mbrojti kryeqytetin ukrainas kundër pushtuesve rusë, të cilët po përpiqeshin të kapnin Kievin me çdo kusht dhe të fitonin terren”, thuhej në njoftim.

/GazetaSinjaliSporti/