image Arrestohet një 21-vjeçar në Ferizaj, ishte shpallur në kërkim

Siguri

Arrestohet një 21-vjeçar në Ferizaj, ishte shpallur në kërkim

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një 21-vjeçar me inicialet A.B., raporton Gazeta Sinjali.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje “Blereje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’.

Policia njofton se 21-vjeçari, pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/