image Arrestohet një 20-vjeçar në Pejë, u kap me 31 qese të vogla me marihuanë

Siguri

Arrestohet një 20-vjeçar në Pejë, u kap me 31 qese të vogla me marihuanë

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet E.G., në rrugën “Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se gjatë kontrolli të realizuar në çantën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

  •   Tridhjetë e një (31) qese të vogla  të mbështjella me folje alumini, ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.
  •  Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme;
  •  Një (1) telefon Iphone X;
  • Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike);
  • Një (1) pako cigare;
  • Një (1) parfum.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas Kodit Penal të RKS-së.

20-vjeçari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësiti anti-drogë në Pejë është duke vazhduar hetimet.

Shënim: Person i apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/