image 20-vjeçarja në Ferizaj tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet në QKUK

Siguri

20-vjeçarja në Ferizaj tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet në QKUK

news image

Rastet e tentim-vetëvrasjeve duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve të ndryshme, nuk janë të rralla në Kosovë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe dje në fsahtin Gaqkë të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se një 20-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

E njëjta është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit rajonal të Ferizajt, por për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë bërë të ditur që ky rast është cilësuar si “tentim vetëvrasje”.

/GazetaSinjali/