image "20 euro i kam lënë, pini kafe", gjykata vendos për të dyshuarin që i ofroi ryshfet policit

Drejtësi

“20 euro i kam lënë, pini kafe”, gjykata vendos për të dyshuarin që i ofroi ryshfet policit

news image

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurit R.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit.

Sipas njoftimit të gjykatës, i dyshuari ia ofroi 20 euro një zyrtari policor në pikën kufitare në Vërmicë, në mënyrë që ta lejojnë të kalojë kufirin.

“Më datë 9 mars, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, i pandehuri R.S., me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, në lejen e qarkullimit të automjetit e kishte future një kartëmonedhë prej 20 € (njëzet eurosh) dhe i pandehuri i drejtohet zyrtarit policor me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për qejf, për të pirë një kafe dhe për të më mundësuar ta kalojë kufirin meqë ndërrimi paraprak policor më ka refuzuar hyrjen’’, me ç’ rast i pandehuri R.S., ndalohet nga policia ku edhe i është sekuestruar përkohësisht kartëmonedha në shumën prej 20 € (njëzet eurosh)”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/