image Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar ryshfet policit, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

Siguri

Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar ryshfet policit, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari i cili është shtetas i Shqipërisë, u arrestua në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmë rreth orës 20:30.

Policia bën të ditur se i dyshuari këtë ryshfet ia kishte ofruar një zyrtari policor, në mënyrë që ai ta lejonte të futej në Kosovë nga Shqipëria.

Në këtë raport nuk është bërë e ditur shuma të cilin i dyshuari ia ka ofruar si ryshfet zyrtarit policor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/