image Zidane, objektivi i Juventusit

Futboll

Futboll/ Zidane, objektivi i Juventusit

news image

Megjithë pezullimin e futbollit në pothuajse të gjitha vendet e botës, tregu i transferimit të lojtarëve dhe trajnerëve është ende në vazhdim e sipër, me shumë thashetheme që qarkullojnë në media.

Publikimi francez Le10Sport, ka dalë me një spekulim tjetër interesant, këtë herë që përfshin Juventusin dhe pozicionin e tyre të trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Sipas burimit francez, Juventus do të përpiqet të nënshkruajë Zinedine Zidane për stolin e tyre për sezonin e ardhshëm për të zëvendësuar Maurizio Sarri. Ata shtojnë se bardhezinjtë dëshirojnë të përfitojnë nga fakti se marrëdhënia mes Florentino Perez dhe trajnerit nuk është e mirë.

Këto thashetheme nuk janë të reja. Juventus ka treguar interes për Zidane edhe në të kaluarën pasi ai u largua nga Real Madrid, por asgjë nuk u materializua.

Për më tepër, spekulimet për largimin e Zidane nga Bernabeu tashmë janë shfaqur në disa raste përgjatë këtij sezoni, me Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Tottenham, i përmendur si një zëvendësim i mundshëm nga mediat./Gazeta Sinjali/