image 19 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, 5 prej tyre në gjendje të rëndë

Shëndetësi

19 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, 5 prej tyre në gjendje të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, po trajtohen 19 pacientë me koronavirus. Pesë prej tyre janë me oksigjen kohë pas kohe.

Kështu ka njoftuar spitali përmes një raporti.

“Sipas raportit 24 orësh nga Reparti Infektives janë të hospitalizuar 21 pacientë. Janë 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,nga këta 5 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq po priten rezultatet edhe të dy pacientëve të shtrirë.

Në Komunën e Gjakovës mbrëmë janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=306334420771512&id=120416386029984&__xts__[0]=68.ARCdqQqVXWevkX_zMqkf63RAbpwpghivzjjHfjbOQ4jQQi-RXs8DYYFH4VtUKp6uRu3LZVGfG7gF3mr2ey3Ng0sWf0hdTCzV9Xic8-nd8OkX0lB_b-Rrtbv_eRd9-xjBZDnTLI_hX4GAOnBUAvYEEjw16OwGLUueEaUcmTQBJAJ20gFvY32MApkrtPfaz8tBUjXqcFbvAvBtsQN7O46peoyoK6aDu87w-UBXx2w6wZozp_K1C3Sui3Pj8r85ZO9_U_gKAj6r9T23HLxWNc_FCQHiUuyHcZ4mW50RvHFiwxyQSYbAc_HaoR4PjKdgOWhtRMEbv_Ib7dUOhNLE95s&__tn__=-R