image 18-vjeçari theret me thikë në shpinë pas një përleshje në një kafene në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ 18-vjeçari theret me thikë në shpinë pas një përleshje në një kafene në Prishtinë

news image

Një 18-vjecar ka mbetur i therur me thikë, pas një përleshje që ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

I gjithë rasti kishte filluar me përleshje ku 18-vjeçari kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona. Aty, ai është therur me thikë në shpinë nga prapa nga njëri prej personave të përfshirë në konflikt.

Burime të Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, kanë bërë të ditura se për këtë rast, 18-vjeçari ka marr ndihmë mjekësore dhe më pas ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës.

Prokurori kujdesur po vazhdon të hetojë rastin lidhur me personat e përfshirë dhe motivet që quan deri tek përleshja./Gazeta Sinjali/