image 17-vjeçari bën lëvizje të rrezikshme me skuter në Ferizaj - NJRSH e ndalon, i gjejnë armë

Siguri

17-vjeçari bën lëvizje të rrezikshme me skuter në Ferizaj – NJRSH e ndalon, i gjejnë armë

news image

Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ndaluar dje pas mesnate një person me një skuter, i cili bënte lëvizje të rrezikshme në rrugët e qytetit.

Burimet e Sinjalit bënë të ditur se i riu që u ndalua është një 17-vjeçar, i cili më pas është dërguar në stacion policor.

Gjatë intervistimit, Sinjali mëson se i njëjti e zbuloi vet se posedon një armë të shkurtër.

Me urdhër të prokurorit, një njësi policore ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit, ku është bërë konfiskimi i armës. Përveç armës, të tipit Zoraki, zyrtarët policorë kanë gjetur edhe karikatorë dhe fishekë.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas kontrollit në shtëpinë e 17-vjeçarit dhe intervistimit të tij, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të hapet rasti si “Mbajtje në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/