image 16-vjeçarja shtatzënë në Gjakovë/ Arrestohet një i dyshuar që bashkëjetoi dy vjet me të

Siguri

16-vjeçarja shtatzënë në Gjakovë/ Arrestohet një i dyshuar që bashkëjetoi dy vjet me të

news image

Policia ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që dyshohet se ka bashkëjetuar tash e dy vite një të mitur 16-vjeçare, e cila tani është shtatzënë, raporton Gazeta Sinjali.   

Rasti është bërë i ditur dje, rreth orës 14:00, kur e mitura ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjakovës.

Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se viktima femër kosovare e mitur, ka kërkuar tretman mjekësor pasi që është shtatzënë. Sipas viktimës, ajo qe dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuar i është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/