AC Milan ka arritur të fitojë ndaj Torinos me rezultat minimal 1:0 në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
Ishte Ante Rebiq edhe njëherë ai i cili realizoi për Milanin në minute e 25-të, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai u asistua për mrekulli nga Castillejo për tri pikët e plota në këtë takim.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në vendin e 35-të me 35 pikë, 10 më pak se pozita e katërt, e cila dërgon në Champions League.
Në anën tjetër, Torino mbet në vendin e 14-të me 27 pikë./Gazeta Sinjali/