Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ishte i lumtur me fitoren ndaj Sevilla.
Reali arriti të mposhtë Sevilla të shtunën e kaluar me rezultat 0-1, fal golit të Karim Benzema.
Me këtë fitore presioni i madh që ishte te tekniku francez është ndalur.
Calderon ka thënë se kjo gjë iu ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve.
“Kritikët ishin duke pritur. Nuk do të ishte transferim i mirë, jo ngase kam ndonjë gjë me Mourinhon, por do të thotë që ky projekt ka dështuar. Ata që thanë se presidenti nuk e do, do t’i ‘hanë’ fjalët e tyre. Jam i lumtur për Zidanen dhe Realin”, deklaroi ai.