image ​Moti gjatës javës me vranësira dhe intervale me diell

Kosovë

​Moti gjatës javës me vranësira dhe intervale me diell

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe ditëve në vijim, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së martë, parashihen të sjellin reshje shiu.

“Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/