image ​Komuna e Obiliqit ndan 127 pako ushqimore për komunitetet rom dhe ashkali në Plemetin

​Komuna e Obiliqit ndan 127 pako ushqimore për komunitetet rom dhe ashkali në Plemetin

news image

Komuna e Obiliqit, në bashkëpunim me OJQ-në Balkan SunFlowers, ka bërë sot shpërndarjen e 127 pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët e komuniteteve rom dhe ashkali në Plemetin.

Në një njoftim në Facebook thuhet se është bërë edhe shpërndarja e 40 pakove shkollore për fëmijët e këtyre dy komuniteteve.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se komuna që ai drejton është e përkushtuar të dalin fitues në sfidën me koronavirus, dhe se një gjë e tillë mund të arrihet duke respektuar masat e institucioneve shëndetësore për qëndrim në shtëpi dhe higjienë maksimale. /Gazeta Sinjali/